Mbahet takimi i delegacionit të Komisionit të Venecias rreth procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë

Mbahet takimi i delegacionit të Komisionit të Venecias rreth procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë

Prishtinë, 09.02.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin me raportuesit e Komisionit të Venecias, z. Pere Vilanova, z. Cesare Pinelli dhe znj. Grainne McMorrow lidhur me procesin e vetingut.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për draft koncept dokumentin për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë, me ç’rast Kryesuesi Zogaj informoi delegacionin lidhur me qëndrimin e sistemit gjyqësor për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Kryesuesi Zogaj, i’u përgjigj edhe pyetjeve që u adresuan nga raportuesit e Komisonit të Venecias lidhur me koncept dokumentin.

Lidhur me këtë çështje, Komisioni i Venecias pritet të jap opinionin gjatë muajit mars për një nga proceset më të rëndësishme për Republikën e Kosovës.