Është duke u mbajtur testi me shkrim në lëmin civile për kandidatët për gjyqtar në gjykatat themelore

Është duke u mbajtur testi me shkrim në lëmin civile për kandidatët për gjyqtar në gjykatat themelore

Edhe ky proces, po monitorohet nga anëtarët e Komisionit për rekrutim të KGJK-së, kryetarët e gjykatave dhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian për Sektorin e Sundimit të Ligjit – Programi EUKOJUST, Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar – Projekti GLPS, si dhe IKD, YIHR – Organizata jo Qeveritare (OJQ) që përcjellin fushën e sundimit të ligjit.

Me këtë rast, Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka falënderuar të gjithë monitoruesit për punën dhe kontributin e tyre edhe në këtë proces të rëndësishëm për gjyqësorin, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mbarëvajtjes së procesit.