U mbajt takimi i 47 i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL

U mbajt takimi i 47 i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL

Sot, me datë 4 shkurt 2022, në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe përmes video-konferencës, u mbajt takimi i radhës i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL.

Qëllimi i këtij takimi ishte paraqitja e Raportit Informues për Implementimin e Projektit TIK/SMIL për gjykata dhe prokurori.

Kryetari i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL, Shukri Jashari përmendi të arriturat kryesore të Projektit SMIL gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, ku ndër të tjera theksoj se gjatë kësaj periudhe janë realizuar aktivitete të rëndësishme sa i përket implementimit të Projektit SMIL në gjykata dhe prokurori si shpërndarja automatike e lëndëve, avancimi ndërlidhja e SMIL gjykatë-prokurori, avancimi i raporteve statistikore, zhvillimi i regjistrave elektronik në SMIL dhe largimi i regjistrave manual nga përdorimi.

Po ashtu, gjatë këtij takimi janë prezantuar raportet e avancuara statistikore me indikator të CEPEJ si dhe dashboard-ët. Këto raporte statistikore tashmë janë vendosur në sistemin SMIL dhe ofrojnë një gamë të gjerë të dhënash, duke përfshirë numrin e lëndëve të pazgjidhura, moshën e lëndëve në pritje, numrin e lëndëve të zgjidhura, kohëzgjatjen e procedurave, numrin e seancave të mbajtura për lëndë të zgjidhura dhe shumë të dhëna të tjera.