Mbahet takimi i parë i Komitetit Drejtues pas miratimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit

Mbahet takimi i parë i Komitetit Drejtues pas miratimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit

Prishtinë, 31.01.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin e parë të Komitetit Drejtues pas miratimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, në të cilin u lansua formalisht fillimi i zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth hapave që janë ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe institucioneve të tjera partnere të përfshira në zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit.

Kryesuesi Zogaj ri theksoi gatishmërinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të KGJK-së me qëllim të realizimit të objektivave dhe aktiviteteve të Strategjisë, e cila do t’i trajtojë sfidat dhe problemet kyçe me të cilat përballet sistemi i drejtësisë.

“KGJK mbetet e përkushtuar për bashkërendim të plotë me qëllim të zbatimit të tërësishëm të kësaj Strategjie për të ofruar një drejtësi të barabartë dhe efikase për qytetarët dhe njëherit duke synuar objektivin kryesor, kthimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë për të cilat zotime, KGJK do të jetë mbështetës i fuqishëm si institucion dhe i përgjegjshëm për zbatim të kësaj Strategjie”, tha Zogaj.