Kryesuesi i KGJK ka pritur në takim gjyqtarët mbikëqyrës të gjykatave themelore të posa zgjedhur

Kryesuesi i KGJK ka pritur në takim gjyqtarët mbikëqyrës të gjykatave themelore të posa zgjedhur

Prishtinë, 11 janar 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur sot në takim gjyqtarët mbikëqyrës të posa zgjedhur të: Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë dhe Gllogovc, Gjykatës Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Dragash dhe Suharekë.

Fillimisht, Kryesuesi Zogaj i uroj të pranishmit për detyrën e re duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e degëve përkatëse të gjykatave themelore.

Gjatë takimit, u diskutua rreth çështjeve që lidhen me organizimin e punëve në këto degë, me ç’rast Kryesuesi Zogaj ka shprehur përkrahjen e KGJK-së me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies në këto gjykata.

Nga ana tjetër, gjyqtarët mbikëqyrës shprehën gatishmëri dhe vullnet për angazhim më të madh në drejtimin e degëve përkatëse.