Kryesuesi Zogaj, merr mirënjohje nga OJQ ‘AVONET’

Kryesuesi Zogaj, merr mirënjohje nga OJQ ‘AVONET’

Prishtinë, 24.12.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, merr mirënjohje nga Rrjetit i Organizatave Joqeveritare ‘AVONET’.

Në një ceremoni të organizuar nga OJQ ‘AVONET’ me rastin e fund vitit, Kryesuesi Zogaj, u nderua me mirënjohje për kontributin dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile si dhe realizimin e planifikimit të punëve në institucionet e sistemit gjyqësor.

Me këtë rast, Zogaj ka përcjell zotimin e tij, për një sistem të pavarur, transparent dhe llogaridhënës si dhe shtimin e aktiviteteve  për vitin e ardhshëm me qëllim të një reforme,  të ngritjes së kapaciteteve, të efiçencës  në punë dhe në shërbim të qytetarëve.

‘’Nuk do të mungoj mbështetja dhe gatishmëria ime e plotë për të gjitha OJQ, që projektet e tyre janë në interes të qytetarëve’’, ky ishte mesazhi i përcjellë nga Kryesuesi Zogaj.