Komisioni për Vlerësimin e Përformancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Vlerësimin e Përformancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 24.12.2021 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, Gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit diskutuan për raportet e vlerësimit për dyzet e katër (44) gjyqtarë me mandat të përhershëm të përzgjedhur sipas metodës ‘Random’ për vitin 2020, për periudhën e vlerësimit 2017, 2018 dhe 2019 e të cilët, nuk kanë parashtruar kundërshtime ndaj raporteve të vlerësimit.

Anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe katër (4) kundërshtimet e gjyqtarëve me mandat të përhershëm të përzgjedhur sipas metodës ‘Random’ për vitin 2020, për periudhën e vlerësimit të viteve 2017, 2018 dhe 2019 të parashtruara ndaj raporteve të vlerësimit.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit diskutuan raportin e vlerësimit të një (1) gjyqtari, kandidat për Kryetar të Gjykatën Themelore në Prizren.  

Gjithashtu, u diskutuan edhe raportet e vlerësimit për dymbëdhjetë (12) gjyqtarë që kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit e të cilët, nuk kanë parashtruar kundërshtime. Anëtarët shqyrtuan edhe dhjetë (10) kundërshtimet e parashtruara të gjyqtarëve  që kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit.