Zëvendës kryesuesi Ademaj, ka marrë pjesë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës, Persona të Pagjetur dhe Peticione

Zëvendës kryesuesi Ademaj,  ka marrë pjesë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës, Persona të Pagjetur dhe Peticione

Prishtinë, 22.12.2021 – Zëvendës kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Qerim Ademaj, ka marrë pjesë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Gjatë kësaj seance dëgjimore publike, e cila u kryesua nga kryesuesja e komisionit Duda Balje, i ftuar ka qenë Zëvendës kryesuesi i KGJK, Qerim Ademaj.

Anëtarët e komisionit diskutuan lidhur me vendimet e gjykatave në trajtimin e rasteve në baza gjinore dhe dhunës në familje.Gjithashtu, ata kërkuan nga z.Ademaj që të merren hapa konkretë dhe masa të nevojshme ndaj gjykatësve, të cilët, siç u tha, përdorin gjuhë të urrejtjes dhe kanë mungesë etike në shumë raste.

Të dy palët u dakorduan të bashkëpunojnë në mënyrë që në hapat e ardhshëm të konkretizohen nevojat dhe të përmirësohet funksionimi në këtë lëmë për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me të drejta e njeriut, me përcjelljen dhe me zbatimin e parimit të barazisë gjinore më legjislacion dhe peticionet e parashtruara nga një ose shumë qytetarë.