Njoftim për konsultim publik për Draft Rregulloren për Themelimin e Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore

Njoftim për konsultim publik për Draft Rregulloren për Themelimin e Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përkatësisht Komisioni për Çështje Normative, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjit për Gjykatat, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores Nr. 08/2021 për Themelimin e Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore, drafti i së cilës është i bashkangjitur dhe shërben si Draft ku të gjithë profesionistët e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e kësaj rregulloreje.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre,  për përmirësimin e Draftit të kësaj Rregulloreje.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: kgjk@rks-gov.net

Afati për konsultim publik është 15 ditë, përkatësisht deri me 31 dhjetor 2021

Shkarko Draft Rregulloren