Komisioni për Vlerësimin e Përformancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Vlerësimin e Përformancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 15.12.2021 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, Gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit diskutuan dhe shqyrtuan raportet e vlerësimit për shtatë (7) kandidatë të cilët kanë aplikuar për gjyqtarë në Gjykatës Supreme. Lidhur me këtë, anëtarët diskutuan edhe kundërshtimet e parashtruara të tre (3) kandidatëve ndaj raportit të vlerësimit.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit diskutuan dhe shqyrtuan raportin e vlerësimit të një (1) kandidati për Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore, Dega në Gllogoc.

Në fund, Kryetarja e Komisionit për Vlerësimin e Përformacës, gjyqtarja Ibrahimi, bëri ndarjen e listës së gjyqtarëve për vlerësim me mandat të përhershëm të përzgjedhur sipas metodës ‘Random’, për vitin 2021 për periudhën e vlerësimit 2018-2020.