Mbahet takimi i 273-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 273-të i KGJK-së

Prishtinë, 08.12.2021 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka mbajtur takimin e 273-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit Albert Zogaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Takimi filloi me miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të vendimit KGJK.nr.308/2021 në përbërje të Komisionit për Rishqyrtim të ankesave të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës.

Duke marr parasysh rekomandimet nga raporti i vlerësimit të gjendjes së shërbimeve të postës dhe shpërndarësit të gjykatave, Këshilli mori vendim për themelimin e grupit punues për korrigjimin dhe dizajnimin e ftesave/dërgesave postare.

Në vazhdim të këtij takimi, u miratuan rekomandimet nga raporti i Kryetarit të Komisionit për Trajnime që kanë të bëjnë me ndjekjen e trajnimit nga ana e gjyqtarëve dhe punonjësve mbështetës.

Po ashtu, Këshilli aprovoi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit KGJK.nr.41/2021 për caktimin e mentorëve për gjyqtar të rinj në Akademinë e Drejtësisë për Gjykatën Themelore në Prizren.

Anëtarët e Këshillit aprovuan kërkesën për angazhimin dhe transferimin e përkohshëm të gjyqtarit Mentor Bajraktari nga Gjykata Themelore në Prishtinë në Gjykatën Themelore në  Gjakovë.

Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me tre (3) pika të mbyllura për: themelimin e Panelit Hetimor në rastin disiplinor ADGJL.nr.03/2021 dhe shqyrtimin e dy (2) ankesave ndaj vendimeve të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së gjyqtarëve.