Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Kryesuesi i KGJK-së vizituan Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe degë e saj

Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Kryesuesi i KGJK-së vizituan Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe degë e saj

07.12.2021 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, me bashkëpuntorë vizituan Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në Veri dhe Jug, si dhe degët e kësaj gjykate në Skenderaj, Vushtrri dhe Leposaviq, ku janë pritur nga Kryetarja e kësaj gjykates Ljiljana Stevanović, si dhe gjyqtarët mbikëqyrës të degëve.

Gjithashtu, është vizituar edhe Divizioni i Apelit në Mitrovicë.

Kryesuesi Zogaj, gjatë këtij takimi theksoi se do të ofrojë mbështetjen e plotë të Këshillit Gjyqësor dhe do të kërkoje në vazhdimësi që të përmirësohet efikasiteti në punën e gjykatave.

Nga ana tjetër, Kryetarja Stevanović njoftoi të pranishmit lidhur me angazhimet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo gjykatë.