Këshilli Gjyqësor i Kosovës mirëpret publikimin e Indeksit të Sundimit të Ligjit për vitin 2021 nga Projekti i Drejtësisë Botërore (Rule of Law Index 2021, World Justice Project)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mirëpret publikimin e Indeksit të Sundimit të Ligjit për vitin 2021 nga Projekti i Drejtësisë Botërore (Rule of Law Index 2021, World Justice Project)

Indeksi i Sundimit të Ligjit (ISL) për vitin 2021 paraqet një reflektim mbi sundimin e ligjit në 139 vende dhe juridiksione, duke ofruar renditje dhe vlerësim në tetë faktor: kufizimet mbi fuqinë e qeverisjes, mungesa e korrupsionit, qeverisja e hapur, të drejtat fundamentale, rendi dhe siguria, zbatimi i kornizës rregullatore, drejtësia civile, dhe drejtësia penale.

Këshilli Gjyqësor i gëzohet faktit që Kosova ka shënuar progres, duke u ngritur për një pozitë në renditjen e përgjithshme. Në një sistem të vlerësimit nga 0 në 1, Kosova shënon 0.55 këtë vit, duke bërë një progres nga 0.54 në vitin 2020.

Në renditjen e bërë për Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore, Kosova është rënditur e dyta pas Gjeorgjisë dhe është renditur para Maqedonisë së Veriut, Bosnje dhe Hercegovinës.

Në kuadër të vendeve me të hyra mbi mesatare, Kosova renditet në pozitën 14 dhe ka bërë një progres të konsiderueshëm duke qenë se në vitin 2020 Kosova renditej në pozitën 17.

Në drejtësinë civile, Kosova ka shënuar një progres duke u ngritur nga vendi 93 në vitin 2020 në vendin 89 në këtë vit.

Këshilli Gjyqësor mbetet i përkushtuar për të punuar që Kosova të përparojë edhe në fushat tjera që maten nga ky Raport dhe raportet e tjera nga fusha e sundimit të ligjit.

Raporti i plotë gjendet në linkun në vijim: https://worldjusticeproject.org/our-work/research-and-data/wjp-rule-law-index-2021