Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 17.11.2021 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, Gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit shqyrtuan kundërshtimet e parashtruara ndaj raporteve të vlerësimit nga gjyqtarë në: Gjykatën Themelore në Gjilan, Dega në Viti, Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Po ashtu, anëtarët shqyrtuan kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit për vlerësim të performancës gjyqësore dhe ndarjen e një lënde për vlerësim të performancës.

Mes tjerash, në këtë takim, Kryetarja e Komisionit i ndau në punë dosjet te antarët e komoisionit për gjyqtarët që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në pozitën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit.