Kryesuesi Zogaj priti në takim deputetët nga radhët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

Kryesuesi Zogaj priti në takim deputetët nga radhët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 28.10.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka pritur në takim anëtarët e Grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe Ligjit për Procedurën Përmbarimore, grup ky, që është formuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit Kuvendit të Republikë së Kosovës.

Të pranishëm në takim ishin deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, anëtarë të  këtij Komisioni,  Driton Selmanaj – kryesues, Besnik Tahiri – anëtar si dhe eksperti i angazhuar nga administrata e komisionit.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, njoftoi anëtarët e këtij grupi punues me aktivitet që janë ndërmarrë për zbatimin e Ligjit  për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke theksuar nevojën e mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit dhe intensifikimin e komunikimit të institucioneve në funksionim të këtij grupi.

Me këtë rast, u diskutuan sfidat e zbatimin e këtij ligji me qëllim të adresimit të këtyre çështje në kuadër të raportit që do të hartohet  nga Grupi punues.

Gjithashtu, me theks të veçantë u diskutua edhe për zbatimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, si dhe u shpreh gatishmëria e bashkëpunimit në mes të KGJK-së dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës për zbatimin e ligjit.