Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Prishtinë, 27.10.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. AnnaCarin Platon, zv. Shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Hakan Claes Ejdervik, znj. Annemarie Douwes dhe znj.Afërdita Smajli – Kalaja.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth çështjeve të vazhdueshme në sistemin gjyqësor si dhe bashkëpunimit drejt ngritjes së efikasitetit të punës, efektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies në kuadër të sistemit gjyqësor.

Kryesuesi Zogaj, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së BE-së për sistemin gjyqësor dhe shtoi që qëllimi i tij është ngritja e vazhdueshme e bashkëpunimit mes dy institucioneve të lartcekura e që do të ndikojë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, konfirmuan mbështetjen e vazhdueshme për fuqizimin e sistemit gjyqësor, duke theksuar se sundimi i ligjit në Kosovë mbetet prioritet për Bashkimin Evropian në Kosovë.

Në fund të takimit u potencuan synimet e të ardhmes, shqyrtimi i rezultateve të rritura si dhe marrja në konsideratë për prioritetet e reja.