Zv. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës

Zv. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës

Gjatë takimit është diskutuar për iniciativat e ndërmarra për hartimin e Ligjit për Punonjësit e Sistemit Gjyqësor dhe çështje tjera të ngritura nga Sindikata, me qëllim të avancimit të pozitës së punonjësve mbështetës.

Zv. Kryesuesi Ademaj premtoi mbështetjen e Këshillit Gjyqësor dhe përkushtimin për të koordinuar veprimet së bashku me Sindikatën, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së llogaridhënies.