Lansohet Udhëzuesi “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”

Lansohet Udhëzuesi “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”

Prishtinë, 23.09.2021 – Është mbajtur sot ceremonia e lansimit të udhëzuesit të veçantë kundër korrupsionit, nën organizimin e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë – Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe Zëvendës Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Qerim Ademaj, i cili tha se kjo çështje vazhdon të mbetet një temë mjaft me rëndësi të veçantë në sistemin gjyqësor dhe hartimi i suksesshëm i këtij Udhëzuesi tregon gatishmërinë tonë në luftën kundër korrupsionit.

“Ne si KGJK, vazhdojmë të mbështesim Gjykatën Supreme në hartimin e politikave të tilla dhe pa dyshim se ky udhëzues do të na shërbejë dhe do të jetë mjaft ndihmues për të gjithë sistemin gjyqësor”, tha Ademaj.

KGJK, shpreh gatishmërinë e tij për bashkëpunim drejt çdo iniciative që ka për qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit në luftën kundër korrupsionit.