Kryesuesi i KGJK ka mbajtur takim me administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave

Kryesuesi i KGJK ka mbajtur takim me administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave

Prishtinë, 09.09.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, më datë 9 shtator 2021, ka mbajtur takim me Administratorët, ndihmës administratorët e gjykatave si dhe udhëheqësit e departamenteve të SKGJK-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte raportimi i Administratorëve lidhur me realizimin e çështjeve të diskutuara në takimin e fundit si dhe diskutimi rreth sfidave dhe planeve të punës në përgjithësi në sistemin gjyqësor.

Përveç kësaj, Kryesuesi Zogaj theksoi se shumë shpejt do të ju dërgohet plani i veprimit me çështjet kryesore për tre mujorin e ardhshëm, për zbatimin e të cilit do të diskutohet në takimin e rradhës.

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj ka falënderuar administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave për angazhimin e tyre me qëllim të ngritjes së efikasitetit si dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.