Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Kastrati,
I nderuar U.D. Kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren, Artan Sejrani,
Të nderuar gjyqtar dhe staf i Gjykatës Themelore në Prizren,

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares suaj dhe Sekretares Juridike në Gjykatën Themelore në Prizren, znj. Fatmire Kastrati.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

U prehsh në paqe!

Me respekt,
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Albert Zogaj