Filloi punimet Forumi i 8-të Rajonal Vjetor i Sundimit të Ligjit në Evropën Juglindore me temën: “Pavarësia dhe Paanshmëria e Gjyqësorit”.

Filloi punimet Forumi i 8-të Rajonal Vjetor i Sundimit të Ligjit në Evropën Juglindore me temën: “Pavarësia dhe Paanshmëria e Gjyqësorit”.

Prishtinë, 03.09.2021 – Ka filluar punimet Forumi i 8-te Rajonal Vjetor i Sundimit të Ligjit në Evropën Juglindore – 2021.

Më 3 dhe 4 shtator 2021, Qendra AIRE dhe Mbrojtësit e të Drejtave Civile ka organizuar Forumin e Tetë Rajonal të Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore.

Forumi është duke u mbajtur nga një konferencë qendrore në Dubrovnik, ku po marrin pjesë, Kryetari i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, gjyqtarë/e aktualë/e dhe ish-gjyqtarë/e të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe ish-Drejtori dhe Sekretari i Komisionit të Venedikut të Këshillit të Evropës. Përfaqësues/e nga tërë rajoni do të takohen në qendrat kombëtare të punës në Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Shkup, Tiranë, Zagreb dhe Beograd, ku pjesëmarrësit/et do të përfshijnë kryetarë/e dhe gjyqtarë/e të gjykatave supreme dhe kushtetuese, ombudspersona, agjentë/e të qeverive para Gjykatës së Strasburgut, përfaqësues/e të qendrave dhe akademive juridike, përfaqësues/e të OJQ-ve, si dhe ekspertë/e të mirënjohur/a të ligjit nga tërë rajoni.

Ky Forum është ngjarje interaktive, ku pjesëmarrësit/et nga tërë rajoni patën mundësinë për t’u lidhur dhe për të komunikuar me konferencën qendrore dhe me njëri-tjetrin përmes videolidhjes së drejtpërdrejtë (live).

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), po merr pjesë përmes përfaqësuesve të saj, gjyqtareve Avni Mehmeti dhe Arjeta Sadiku.

Forumi mbështetet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Suedisë, Fondacioni Konrad Adenauer, dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës.

Tema e Forumit këtë vit është “Pavarësia dhe Paanshmëria e Gjyqësorit”. Të kuptuarit dhe të zbatuarit e kritereve për të drejtën për seancë dëgjimore nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e ngritur me ligj sipas nenit 6 të KEDNj-së janë dy aspekte thelbësore të përpjekjeve për fuqizimin e shtetit të së drejtës në Ballkanin Perëndimor.

Në panelin e diskutimeve në fjalimin kryesor është paraqitur nga gjyqtari Robert Spano, Kryetar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Forumi do të vazhdoje punimet me diskutime të ndryshme nga gjyqtaret e kësaj gjykate dhe përfaqësuesit e vendeve të rajonit.