NJOFTIM PËR MEDIA

NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë, 26.08.2021 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është informuar se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti Serb janë duke vazhduar punën normalisht në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Këshilli u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve dhe punonjësve mbështetës të sistemit gjyqësor që të angazhohen për kryerjen e detyrave të punës, të përcaktuara me Kushtetutë, Ligj dhe akte përkatëse nënligjore.