NJOFTIM PËR MEDIA

NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë, 25.08.2021 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) me vëmendje po përcjell zhvillimet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, pas pranimit të informacioneve se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti Serb nuk janë paraqitur në vendin e punës, sot më datën 25 gusht 2021.

Këshilli është duke e trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe shpresojmë se së shpejti gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës do të kthehen në vendin e punës.