Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Davenport

Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Davenport

Prishtinë, 09.08.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbajtja e vazhdimësisë së komunikimit në me të dy institucioneve, thellimi i bashkëpunimit dhe diskutimi i mbështetjes konkrete të OSBE-së për sistemin gjyqësor.

Kryesuesi Zogaj, ka falënderuar Ambasadorin Davenport për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë, për ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve të përgjithshme të sistemit gjyqësor. Zogaj, me këtë rast, gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në çështjet e përbashkëta.

Ndërkaq, Ambasadori Davenport ka theksuar se OSBE-ja është e gatshme të vazhdoj mbështeten e mëtutjeshme, duke u mbështetur në planet e punës, objektivat dhe synimet që ka sistemi gjyqësor i Kosovës në të ardhmen. Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë bashkëpunojnë përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetit, komunikimit dhe transparencë së sistemit gjyqësor.