Kryesuesi i KGjK-së priti shefen e Sektorit të Sundimit të Ligjit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar

Kryesuesi i KGjK-së priti shefen e Sektorit të Sundimit të Ligjit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar

Prishtinë, 09.08.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj ka pritur në takim shefen e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Jennifer Blakeney.

Kryesuesi Zogaj ka falënderuar përfaqësuesen e Sektorit të Sundimit të Ligjit për ndihmën që Ambasada Britanike i  ka dhënë dhe vazhdon të jep për sistem gjyqësor duke e vlerësuar këtë ndihmë si shumë të rëndësishme në realizimin e objektivave dhe synimeve të sistemit gjyqësor të Kosovës.

Gjatë këtij takimi është biseduar për format dhe mënyrat e vazhdimit dhe ngritjes së bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes të KGjK-së dhe Ambasadës Britanike.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën zotimin, vullnetin dhe përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin reciprok në fuqizimin dhe avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë.