Kryesuesi Zogaj priti në takim Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë, znj. Zeinah Salahi

Kryesuesi Zogaj priti në takim Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë, znj. Zeinah Salahi

Prishtinë, 06.08.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim njoftues Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë, znj. Zeinah Salahi, Drejtoreshën e Zyrës së për Demokraci dhe Qeverisje të Mirë, Christine Danton, si dhe Menaxherën e Projekteve për Sundim të Ligjit, znj. Flaka Xhelili Zekaj.

Në këtë takim, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në gjyqësor si dhe zbatimit  të reformave në kuadër të sistemit të drejtësisë.

Kryesuesi Zogaj, në emër të KGjK-së, falënderoi përfaqësueset e USAID-it për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe shprehi gatishmërinë për bashkëkoordinim në realizimin e aktiviteteve të planifikuara me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit.

Nga ana tjetër, Drejtoresha e Misionit të USAID-it, theksoj se përmirësimi i sundimit të ligjit në Kosovë është një prej prioriteteve kyçe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.