Kryesuesi Zogaj priti në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj

Kryesuesi Zogaj priti në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj

Prishtinë, 05.08.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim njoftues Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj.

Kryesuesi Zogaj theksoi përkrahjen e tij për thellimin e bashkëpunimit me Avokatin e Popullit me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, për të kontribuar në avancimin e sistemit gjyqësor.

Krerët e të dy institucioneve, u dakorduan për angazhim sa më të mirë rreth bashkëpunimit institucional në mes të KGjK-së dhe Institucionit të Avokatit të Popullit me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, zbatimit të ligjshmërisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit.