Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj. Carin Lobbezoo

Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj. Carin Lobbezoo

Prishtinë, 05.08.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, znj. Carin Lobbezoo e shoqëruar nga znj. Venera Ramaj, Zyrtare e Lartë për Sundim të Ligjit në këtë Ambasadë.

Në këtë takim, u diskutua për sundimin të ligjit, përkatësisht rishikimin funksionalë të sektorit të sundimit ë ligjit si dhe zhvillimet e përgjithshme në gjyqësor.

Në emër të KGjK-së, Kryesuesi Zogaj falënderoi Ambasadoren znj. Lobbezoo për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritanishme që ka ofruar Ambasada dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë.