KGjK themeloi komisionin për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtarit të KGjK-së

KGjK themeloi komisionin për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtarit të KGjK-së

Prishtinë, 05.08.2021 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme (të mbyllur) me një pikë të rendit të ditës: “Diskutim për veprimet e KGjK-së pas publikimit në media të bisedave të regjistruara ku përfshihet një anëtar i KGjK-së”.

Me këtë rast, KGjK themeloi komisionin ad hoc për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtarit të KGjK-së, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës nenit 19 “Procedurat disiplinore për anëtarët e Këshillit”.