Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Shabanaj,
E nderuara Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama,
Të nderuar gjyqtar dhe staf i Gjykatës Themelore në Prishtinë,

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe  gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, z. Enver Shabanaj.  

Gjyqtari Shabanaj, do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë dhe urtësinë. Do ta kujtojmë përherë e me dinjitet për kontributin që ka dhënë në sistemin e drejtësisë.

Kryesuesi i KGjK, Albert Zogaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë

U prehsh në paqe!

Me respekt!

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Albert Zogaj