Kryesuesi Zogaj mbështet projektin e Sistemit Kombëtar Qendror të Evidencës Penale

Kryesuesi Zogaj mbështet  projektin e Sistemit Kombëtar Qendror të Evidencës Penale

Prishtinë, 29.07.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, priti në takim përfaqësues nga projekti “Sistemi Kombëtar Qendror i Evidencës Penale” – NCCR në Kosovë dhe përfaqësues nga Zyra e BE-së.

Në këtë takim u diskutua rreth përdorimit të sistemit nga stafi i gjykatave dhe rreth regjistrimit të dënimeve të reja në sistem.

Kryesuesi Zogaj, theksoi rëndësinë e këtij projekti për sistemin gjyqësor si dhe shprehu përkushtim në realizimin e planeve lidhur me aktivitetet e reja të planifikuara me rastin e zgjatjes së projektit deri në janar 2023.

Nga ana tjetër, udhëheqësit e projektit, njoftuan Kryesuesin Zogaj rreth zhvillimeve të fundit të projektit në përgjithësi dhe aktiviteteve për të kërkohet koordinim me KGjK-në.

Po ashtu, përmes sistemit NCCR, pritet që i gjithë aplikimi për t’u pajisur me certifikata të evidencës penale të bëhet online dhe lëshimi i tyre të bëhet më shpejtë.

Në fund të takimit, Kryesuesi Zogaj shprehu falënderimet e veçanta për punën e jashtëzakonshme që ka bërë znj. Julia Jacoby, udhëheqëse e sektorit për sundimin e ligjit pranë  Zyrës së  BE-së, të cilës i atribuoj mirënjohje të veçantë.