Kryesuesi Zogaj ka pritur në takim Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë

Kryesuesi Zogaj ka pritur në takim Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, 29.07.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim njoftues Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, me të cilin ka biseduar për avansimin e bashkëpunimit në mes të Këshillit Gjyqësor dhe Akademisë së Drejtësisë.

Gjatë takimit, është diskutuar edhe për koordinimin e aktiviteteve rreth trajnimeve në fusha të veçanta në bazë të nevojave të Këshillit Gjyqësor dhe gjykatave.

Kryesuesi Zogaj tha se Këshilli mbetet i përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahje të Akademisë së Drejtësisë.

Nga ana tjetër, Drejtori Fejzullahu ka premtuar mbështetjen e Akademisë së Drejtësisë, sipas nevojave të sistemit gjyqësor, me qëllim që ky sistem të jetë sa më efikas dhe transparent.