Kryesuesi Zogaj priti në takim shefin EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark

Kryesuesi Zogaj priti në takim shefin EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark

Prishtinë, 27.07.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim njoftues shefin e Misionit EULEX, z. Lars-Gunnar Wigemark dhe Shefin e Njësisë së Monitorimit të Lëndëve z. Hubert Van Eck Koster.

Kryesuesi Zogaj, falënderoi z. Wigemark për mbështetjen e vazhdueshme të Misionit EULEX dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në proceset e interesit të përbashkët mes EULEX-it dhe KGjK-së. Mes tjerash, Kryesuesi Zogaj njoftoi shefin e EULEX-it edhe për zhvillimet e sundimit të ligjit dhe për çështjet që ndërlidhen me sektorin e drejtësisë.

Nga ana tjetër, z. Wigemark, shprehu përkrahjen e tij për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë përmes rolit të monitorimit dhe këshillimit, duke vazhduar me gjetjet dhe dhënien e rekomandimeve për çështjet që prekin funksionimin e mirëfilltë të gjyqësorit.

Të dy bashkëbiseduesit thanë se realizimi i misionit dhe mandatit të institucioneve të cilat i përfaqësojnë, arrihet vetëm me bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët dhe të vazhdueshëm.