Kryesuesi Zogaj priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu

Kryesuesi Zogaj priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu

Prishtinë, 22.07.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim njoftues Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu.

Kryesuesi Zogaj theksoi interesimin dhe përkrahjen e tij me qëllim të rritjes së profesionalizimit dhe efikasitetit të Doganës së Kosovës.

Nga ana tjetër, z.Llugaliu njoftoi Kryesuesin Zogaj me zhvillimet dhe sfidat në aspekte doganore të Republikës së Kosovës, me ç’rast ka shprehur përkushtimin e tij për bashkëpunim me KGjK-në.

Krerët e të dy institucioneve, u dakorduan për angazhim sa më të mirë duke pasur parasysh rëndësinë që ka ky bashkëpunim.