Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryetarin e OAK-së, z. Behar Ejupi

Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryetarin e OAK-së, z. Behar Ejupi

Prishtinë, 21.07.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim njoftues Kryetarin e Odës së Avokatëve (OAK), z. Behar Ejupi.

Kryesuesi Zogaj theksoi angazhimin e tij drejt thellimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve si dhe përkushtimin e tij në përkrahje të Odës së Avokatëve.

Nga ana tjetër, z.Ejupi njoftoi Kryesuesin Zogaj me kërkesat, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet OAK, me ç’rast ka shprehur përkushtimin e tij për bashkëpunim me KGjK-në me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta për zbatimin e ligjit.