Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj vizitoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z.Samedin Mehmeti

Kryesuesi  i KGjK-së, Albert Zogaj  vizitoi Drejtorin e  Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z.Samedin Mehmeti

Prishtinë, 16.07.2021 – Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj me bashkëpunëtor vizitoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z.Samedin Mehmeti.

Në këtë takim u bisedua për temat me interes të përbashkët për dy institucionet, me theks të veçantë ngritja dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërinstitucional.

Kryesuesi Zogaj, shprehu gatishmërinë e tij për mbështetjen e Policisë së Kosovës, duke theksuar se, bashkërendimi i aktiviteteve  në mes të këtyre institucioneve, do të ndikojë pozitivisht në parandalimin e shumë faktorëve negativ, siç janë, korrupsioni, krimi organizuar etj.

Nga ana tjetër, Drejtori i Policisë, z.Mehmeti, po ashtu falënderoj KGjK-në për mbështetjen e gjertanishme si dhe u zotua për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe realizimit të takimeve të ndërsjella edhe në të ardhmen.