Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj ka pritur në takim Kryesuesin e KPK-së, Jetish Malokun

Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj  ka pritur në takim Kryesuesin e KPK-së, Jetish Malokun

Prishtinë, 12.07.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Jetish Malokun, me ç’rast kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e përbashkëta brenda sistemit të drejtësisë, në fokus për agjendat e përbashkëta.

Të dy krerët e sistemit të drejtësisë shprehën gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar në fuqizimin dhe avancimin e zbatimit të ligjit në kuadër të kompetencave të tyre përkatëse, për të sjellë ndryshimet e duhura në sistemin e drejtësisë.

Në fund të takimit, Kryesuesi i KGjK-së Zogaj, ka falënderuar Kryesuesin e KPK-së Maloku, për vizitën dhe diskutimet e zhvilluara në funksion të ndikimit pozitiv të zhvillimit të mëtejshëm të sistemit të drejtësisë.

Nga ana tjetër, Kryesuesi i KPK-së ka uruar Kryesuesin e KGjK-së për detyrën e re, duke shprehur bindjen se do të shtyje përpara shumë procese të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në Kosovë në përgjithësi dhe atë gjyqësor në veçanti.