Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 12.07.2021 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, Gjyqtari Teuta Ibrahimi, ka mbajtur takimin e radhës.

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i raporteve të vlerësimit të performancës për gjyqtarët që kanë aplikuar për ngitje në detyrë, shqyrtimi i kundërshtimeve të gjyqtarëve të paraqitura ndaj Raporteve të vlerësimit si dhe çështje të tjera të vlerësimit të performancës.

Anëtarët e Komisionit, gjatë këtij takimi shqyrtuan edhe ndarjen e listës së tridhjetë e shtatë (37) gjyqtarëve me mandat fillestar, me qëllim të ri-emërimit të gjyqtarëve vlerësues për vlerësim.