KGjK mban punëtori për disa draft rregullore

KGjK mban punëtori për disa draft rregullore

Prishtinë, 12.07.2021 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), gjatë vikendit ka mbajtur një punëtori me qëllim të diskutimit dhe hartimit të draft Rregulloreve për:

• Rregullore për Organizimin e Brendshëm Dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe Dhomën e Posaçme si pjesë e saj;
• Rregullore për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën e Apelit;
• Rregullore për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatat Themelore dhe Degët e tyre;
• Rregullore për Emërimin e Gjyqtareve të rinj;
• Rregullore për Emërimin e Bashkëpunëtorëve Profesional, si dhe
• Formulari për Vlerësimin e Performancës së Kryetarëve të Gjykatave.

Kryesuesi i Këshillit, Albert Zogaj, ka theksuar se hartimi dhe miratimi sa më i shpejtë nga KGjK-ja i akteve të lartpërmendura do të ndihmoj sistemin gjyqësor për të arritur objektivat strategjike që do të kenë efekte shumë dimensionale për fuqizimin e veprimtarisë gjyqësore.

Në këtë punëtori përveç anëtarëve të KGjK-së, kanë marrë pjesë, ish Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, gjyqtarë dhe punonjës mbështetës.

Kjo punëtori është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – Misioni në Kosovë (OSBE).