Sot, me datë 14 qershor 2021, në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe përmes video-konferencës, u mbajt takimi i radhës i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimin për gjetjen e zgjidhjeve për adresimin e gabimeve të cilat mund të ndodhin gjatë shkëmbimit të dhënave gjykatë-prokurori si dhe prezantimi i draftit për ofrimin e shërbimeve për përdorues.
Kryetari i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL, Shukri Jashari theksoi se Projekti SMIL ka arritur progres në implementimin e sistemit SMIL në gjykata dhe prokurori, duke implementuar në masë të madhe aktivitet e planifikuara për këtë periudhë.
Në vazhdim të takimit, zv. menaxheri i Projektit TIK/SMIL, Nexhat Haziri, prezantoj më në detaje pikat e diskutimit të takimit të GPP-së.