Përfundon procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në Gjykatat Themelore

Përfundon procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të  Këshillit Gjyqësor të Kosovës në Gjykatat Themelore

Prishtinë, 10.06.2021 – Ka vazhduar edhe sot procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJjK) edhe në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe Gjykatën Themelore në Gjilan.

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, gjyqtari Besnik Bislimaj, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Civil,  mori votat e duhura nga kolegët e tij si kandidatë për anëtarë të KGjK-së.

Nga radhët e Gjykatës Themelore në Gjilan, kandidatë për anëtarë të KGjK, me shumicë votash është zgjedhur gjyqtari, Veli Kryeziu, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal.

Procesi përfundimtar i votimit të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, do të mbahet më datë 21 qershor 2021.