Kryesuesi Çoçaj priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport

Kryesuesi Çoçaj priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport

Prishtinë, 31.05.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj priti sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

Në këtë takim, Kryesuesi Çoçaj falënderoi Ambasadorin Davenport për vizitën duke i uruar suksese në punën e tij të re. Çoçaj, njoftoi Ambasadorin për punën e deritanishme,  zhvillimet e përgjithshme të gjyqësorit në Kosovë, sfidat dhe planet e punës së KGjK-së.

Me këtë rast, Kryesuesi i KGjK, Skender Çoçaj, shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin, kontributin dhe përkrahjen e vazhduar që ka ofruar Misioni i OSBE-së në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit ku pjesë e realizimit të objektivave të KGjK-së ka qenë edhe OSBE.

Nga ana tjetër,  Ambasadori Davenport, shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar mbështetjen e KGjK-së në prioritetet e saj në mbështetje të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në vendin tonë. Të dy bashkëbiseduesit në fund u shprehën të gatshëm që të bashkëpunojnë edhe më tutje për realizimin e projekteve në fushën e sundimit të ligjit.