Njoftim për konsultim publik për Draft Strategjinë e Komunikimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës 2021 – 2023.

Njoftim për konsultim publik për Draft Strategjinë e Komunikimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës 2021 – 2023.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj strategjie është rritja e besimit të qytetarëve në gjyqësorin e Kosovës si dhe ndërtimi i mirëkuptimit për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me qasjen e qytetarëve në drejtësi, duke përshirë sfidat që hasen në këtë drejtim.

Në këtë drejtim, Këshilli ka bashkëpunuar me Projektet e USAID “Aktiviteti për Drejtësi” dhe “Drejtësia Komerciale”, Projektin e Millennium Foundation Kosovo “Qasja e publikut në informata gjyqësore”, Zyrtarët e Informimit Publik të Gjykatave dhe Zyra për Informim e SKGjK-së, për hartimin e Draft Strategjisë së Komunikimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës 2021-2023.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit të kësaj Strategjie.

Shkarko Draft Strategjinë

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: kgjk@rks-gov.net

Afati për konsultim publik është 15 ditë kalendarike, përkatësisht deri më 14 qershor 2021.