KGjK kontribuon në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

KGjK kontribuon në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Prishtinë, 11.02.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, mori pjesë në takimin online të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, në emër të Ambasadorëve të QUINT-it, mblodhi Task Forcën Zgjedhore si dhe përfaqësuesit e institucioneve që janë pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor dhe merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore, ku qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Këshilli Gjyqësor, përkatësisht gjyqësori i Kosovës, është i gatshëm të jap kontributin e tij në këtë proces zgjedhor, duke zbatuar legjislacionin në fuqi si dhe memorandumin e bashkëpunimit për procesin zgjedhor, me qëllim që këto zgjedhje të jenë të lira, të drejta dhe demokratike.

KGjK/Gjykatat kanë caktuar gjyqtarë kujdestar në secilën gjykatë, të cilët ditën e zgjedhjeve do të jenë të gatshëm të trajtojnë rastet eventuale që paraqiten në gjykata.