Kryesuesi Çoçaj dhe Kryesuesi Maloku bisedojnë për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Kryesuesi Çoçaj dhe Kryesuesi Maloku bisedojnë për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Prishtinë, 04.02.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, u prit sot në takim nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, me qëllim të diskutimit rreth zhvillimeve të përgjithshme përbrenda sistemit të drejtësisë, më konkretisht rreth agjendave të përbashkëta të vitit 2021.

Kryesuesi Çoçaj ka uruar Kryesuesin e KPK-së për detyrën e re, duke ofruar bashkëpunim në fuqizimin dhe avancimin e zbatimit të ligjit në kuadër të kompetencave të tyre përkatëse, për të sjellë ndryshimet e duhura në sistemin e drejtësisë, si dhe për të zhvilluar dhe avancuar koordinimin dhe komunikimin strategjik me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.