Njoftim për vdekjen e gjyqtarit z.Bashkim Beshi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren

Njoftim për vdekjen e gjyqtarit z.Bashkim Beshi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren

Është ndarë nga jeta sot, gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren z.Bashkim Beshi, i cili pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë në kohë të parakohshme duke na lënë përherë të pikëlluar.

Kujtojmë se, gjyqtari Beshi ka shërbyer në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte shembull, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.
I pavdekshëm dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të!

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

I nderuar Artan Sejrani,U.D. Kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren,
Të nderuar kolegë/e, të GJ.TH. në Prizren,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e kolegut të nderuar, gjyqtarit Bashkim Beshi, me shumë dhimbje pranoni ngushëllimet e sinqerta në emër tim dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për humbjen e kolegut tonë të dashur z.Beshi.
Është e dhimbshme dhe e rëndë, ndarja nga jeta e gjyqtarit Beshi në kohën kur puna dhe guximi i tij, dëshmuan kontributin dhe profesionalizmin si gjyqtar shembull, i cili do të mbetet frymëzim për të tjerët.
Ndajmë dhembjen në këto qaste me Ju!

Me respekt!
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Skender Çoçaj

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Telegram ngushëllimi i Kryesuesit të KGjK, Skender Çoçaj, drejtuar familjes Beshi, me rastin e vdekjes së gjyqtarit z.Bashkim Beshi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren

E nderuara familje Beshi,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e familjarit Tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, gjyqtarit, z.Bashikim Beshi.
Në këto momente kaq të vështira, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Këshillit Gjyqësor i Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për Ju si familje, të afërmit, miqve, kolegëve e bashkëpunëtoreve të gjyqtarit Beshi.

Ndarja nga jeta e z.Beshi, humbja e tij e parakohshme nga një sëmundje e rëndë, nuk është humbje vetëm për familjen Tuaj, por edhe për tërë sistemin e drejtësisë në vendin tonë Gjyqtari Beshi, ishte shembull i urtësisë i ndershmërisë dhe profesionalizmit, ku shërbeu me dinjitet dhe përkushtim të lartë në institucionin e vendit të tij.

Ngushëllime familjes dhe kolegëve të sistemit të drejtësisë!
I lehtë i qoftë dheu dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me respekt!
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Skender Çoçaj