Kryesuesi Çoçaj priti në takim Drejtorin e Shoqatës së Bankave

Kryesuesi Çoçaj priti në takim Drejtorin e Shoqatës së Bankave

Prishtinë, 07.10.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në takim Drejtorin e Shoqatës së bankave, Petrit Balija, Drejtoreshën ekzekutive të bankës Procredit Bank, Eriola Bibolli dhe Ardian Kadrijaj nga banka NLB.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth përdorimit të nënshkrimit elektronik nga bizneset në Kosovë si dhe zbatimi në praktikë i Ligjit për Shërbimet e Shoqërisë Informatike dhe përdorimi i nënshkrimit elektronik sipas këtij ligji nga sektori bankar si dhe çështja e prapësimit.

Drejtori Balija, informoi Kryesuesin Çoçaj me problemet praktike dhe çështjet e ndryshme që ndërlidhen me sistemin bankar në Kosovë.

Kryesuesi Çoçaj tha se, duke e respektuar ligjin dhe pavarësinë e gjyqësorit, Këshilli në bashkëpunim me gjykatat e Kosovës do të filloi ta trajtojë këtë çështje me qëllim të zgjedhjes sa më të mirë të mundshme për sistemin bankar. Çoçaj, shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen e KGjK-së për të rritur bashkëpunimin me Shoqatën e Bankave të Kosovës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve bankare sa më efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës.