Filloj implementimi i Projektit SMIL në Gjykatën e Apelit të Kosovës

Filloj implementimi i Projektit SMIL në Gjykatën e Apelit të Kosovës

Me datë 14 shtator 2020, në Gjykatën e Apelit të Kosovës filloj implementimi i Projektit SMIL.

Ekipet trajnuese të Projektit SMIL të angazhuara për regjionin e Prishtinës, fillimisht me datë 14 shtator kanë filluar me trajnimet në sistemin testues, ndërsa nga sot, 15 shtator 2020, kanë filluar me trajnime në sistemin real për stafin e Gjykatës së Apelit.

Sipas planit të Projektit SMIL, në Gjykatën e Apelit është planifikuar që trajnimet të përfundojnë deri në fund të muajit nëntor 2020 dhe gjithsejtë do të trajnohen 111 përdorues.