Komunikatë

Komunikatë

Prishtinë, 09.09.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, mori pjesë në takimin online të organizuar nga Gjykata Supreme, qëllimi i të cilit ishte diskutimi rreth mbajtjes së gjykimeve online si dhe të seancave të rregullta gjyqësore në kohë pandemie.

Kryesuesi Çoçaj, tha se Këshilli në bashkëpunim me USAID është duke i bërë përgatitjet për mbajtjen e seancave online të cilat do të mbahen krahas seancave të rregullta gjyqësore, gjithashtu kërkoi nga gjykatat që me rastin e mbajtjes së seancave të rregullta gjyqësore, në mënyrë rigoroze të zbatojnë masat të cilat parashihen nga institucionet kompetente për parandalimin e përhapjes se virusit.

Kryesuesi në vazhdim, potencoi se në bashkëpunim me projektin e USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), kemi përgatitur një protokoll për fillimin gradual të mbajtjes së seancave gjyqësore online, kemi planifikuar trajnime për gjyqtarë si dhe shpërndarjen e pajisjeve teknike nëpër gjykata në mënyrë që të krijohen kushtet për mbajtjen e seancave gjyqësore online.