Projekti SMIL filloj pilotimin e ndërlidhjes elektronike përmes sistemit ndërmjet Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj

Projekti SMIL filloj pilotimin e ndërlidhjes elektronike përmes sistemit ndërmjet Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj

Sot, me datë 18 Gusht 2020, filloj pilotimi i ndërlidhjes elektronike përmes sistemit SMIL ndërmjet Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj me degët e saj në Kaçanik dhe Shtërpcë.

Përmes implementimit të këtij aktivitet transferimi i lëndëve nga prokuroria në gjykatë dhe anasjelltas tani do të bëhet në mënyrë elektronike, duke rritur kështu efikasitetin e punës së gjykatave dhe prokurorisë.

Së shpejti, Projekti SMIL do të vazhdojë implementimin e këtij aktiviteti edhe në Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore të tjera të Kosovës.